Transmetuar më 02-07-2018, 14:28

Paula Bishop, një 37-vjeçare angleze humbi jetën në mes të muajit qershor, pasi piu një sasi të tepërt alkooli në ditën e parë të pushimeve në Fuerteventura, të Canarie.

Bashkëshorti i saj Stuart Bishop, 46 vjecc nga Greater Manchester, ishte me të, ndërkohë që bën një apel në media, në mënyrë që të tjerë të mos e pësojnë si gruaja e tijj, e cila pësoi insufiçencë kardiake, për shkak të teprisë së alkoolit.

Gruaja vdiq e helmuar nga alkooli, ndërkohë që u gjet e pajetë në dhomën e hotelit. Autoritetet spanjolle zbuluan se ajo kishte konsumuar alkool, tetë herë mbi limitin e lejuar.

I shoqi thotë se e kishte parë gruan duke pirë birra dhe verë, si dhe kafe, para se të binte për të fjetur.

“Nuk mu duk shumë e dehur, ecte vetë”, tha Stuart. Kur i shoqi kuptoi se Paula ndihej keq, ishte shumë vonë dhe ndihma e mjekëve rezultoi e kotë.

“Ramë të flinim rreth orës 23.00. Isha shumë i lodhur se nuk kisha fjetur gjithë ditën. Kujtimi i fundit që kam prej saj, është duke ardhur për tu shtrirë në krevat. U zgjova pak pas mesnatës dhe e gjeta Paulën në dysheme pa ndjenja”, tregon ai, shkruan noa.al.

Më tej thotë se ende pyet veten se si ndodhi, duke qenë se e shoqja ishte e vetëdijshëm gjatë gjithë kohës, si dhe kishte biseduar normalisht gjithë mbrëmjen, edhe me pjesëtarët e stafit të hotelit ku qëndronin.

“Dua që njerëzit të mësojnë nga historia ime. Kur udhëton dhe je i lodhur, alkooli mund të të godasë më shpejtë”, thotë ai. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd