


Nuk janë të paktë njerëzit të cilët vuajnë nga kapsllëk, por ne do ju sjellim një menu e cila do ju ndihmojë për tu ndierë më mirë. Menuja konsiston në fibra të tretshme e cila do ndihmoje njëkohësisht dhe për rivitalizuar florën e zorrëve.
Mëngjes
-1 kos natyral me yndyrë të ulët me 2 lugë tërshërë pa sheqer të shtuar; 4 bajame; çaj jeshil.
Paradite
-Pini një 1 lugë mjaltë me 1 dardhë dhe një gjysmë gotë pije soje pa sheqer të shtuar.
Drekë
-Antipastë: Sallate rukola 60 gramë, dy lugë vaj ulliri ekstra të virgjër, kripe dhe piper.
– Pjata e parë: 1 porcion elbi me perime.
E përgatisim në këtë mënyrë:
Vlojmë 60 gramë elbi në ujë pak të kripur. Më pas do ti shtojmë qepë me salcë dhe 200 gramë kungull të njomë të grirë në kubikë, disa copa karota dhe gjysmë lugë gjelle vaji. Më pas do të shtojmë elbin, kripë dhe piper, majdanoz të copëtuar dhe i gatuajmë për 2 minuta. Më pas i shërbejmë të ngrohtë dhe e spërkasim sipër me një lugë çaji xhenxhefil të freskët.
Mesdita
1 kos natyral me 1 karotë, 1 mollë dhe gjysmë gotë uji.
Darkë
-Ndërsa për darkë do të përgatiten perimet sezonale, 250 g më tej 200 gramë patate dhe 100 gramë thjerrëza të ziera, shoqëruar me 2 lugë vaj ulliri dhe piper ./noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





