

Policia italiane e Palermos, ka arrestuar 17 persona të akuzuar për trafik klandestinësh, trafik armësh dhe riciklim diamantesh, floriri dhe parash të pastra.
Organizata kriminale kishte lidhje me organizatën famëkeqe italiane Cosa Nostra.
Kësaj organizate i shiste armë, por rezulton se kishte lidhje edhe me grupin paraushtarak shqiptar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nëpërmjet Italisë për vite me radhë, me dhjetëra persona në sajë të organizatës, kanë arritur të mbërrijnë në Zvicër dhe në veri të Europës.
Grupi kriminal i cili e kishte qendrën në Palermo, ishte aktive edhe në provincat e Sondrio, Como, Pordenone dhe Siena, përveçse vepronte edhe në Zvicër, Gjermani, Maqedoni dhe Kosovë.
Mes të arrestuarve janë shtatë shqiptarë, Fatmir Ljatifi, Driton Rexhepi, Arben Rexhepi, Ibrahim Latifi, Djemilj Xhaferi, Uran Ameti dhe Luan Dobjani. /a.y/noa.al
Foto ilustruese
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





