






Ai është një futbollist që ka bërë për vete miliona njerëz në mbarë botën.
Bëhet fjalë për spanjollin, Andres Iniesta i cili pas largimit nga Barcelona i ka dhënë lamtumirën edhe Kombëtares.
Iniesta njoftoi largimin nga Spanja kombëtarja pas eliminimit me Rusinë gjatë pasdites së sotme, nga 1/8-at e fazës finale të Kupës së Botës.
“Kjo ishte ndeshja ime e fundit me “La Roja”-n, – thotë mesfushori 34-vjeçar spanjoll.
Ai ka thënë më tej në intervistën e dhënë:
“Në nivelin individual përfundon një epokë e mrekullueshme. Ndonjëherë fundi nuk është siç shpresojmë. Po largohem me trishtim të madh, si të gjithë. Nuk është sigurisht mënyra më e mirë për t’i thënë lamtumirë kombëtares, por në futboll mund të ndodhë edhe kjo”./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





