Transmetuar më 01-07-2018, 15:21

Katastrofë në Elbasan, breshëri shkatërron të mbjellat e fermerëve

Ndryshimet e menjëhershme të temperaturave dhe reshjet e shiut e breshërit që karakterizuan javët e fundit, kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi në qarkun e Elbasanit.

Sipërfaqe të tëra të mbjella me kultura të stinës, dru ftutorë apo sera u përmbytën dhe u dëmtuan.

"Na janë prishur të gjitha kulturat, misër, duhan, çdo gjë. Vreshtat, ullinjtë i ka hedhur të gjitha në tokë për gjysmë ore. Ne kemi punuar 1 vit dhe për gjysmë orë u shkatërruan”, thotë një fermere.

Fshati Letan ishte mes më të prekurve nga stuhitë e pazakonta të breshërit në mes te qershorit, shkruan Ora News.

Fermerët thonë se kanë humbur thuajse gjithçka nga prodhimet me të cilat sigurojnë të ardhurat kryesore.

Në këto kushte, ata kërkojnë evidentim të dëmëve dhe kompensim nga shteti për të minimizuar humbjet.

Fermerët flasin për humbje të mëdha, pasi edhe prodhimi i mbetur në ara apo pemë, sipas tyre nuk mund të dalë më në treg, pasi është i dëmtuar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd