Transmetuar më 01-07-2018, 13:51

Kjo foto e tmerrshme tregon një rinoceront të përgjakur nga gjuetarët e paligjshëm, që e plagosën rëndë për të rrëmbyer bririn e tij vetëm disa centimetra. 

Sulmi ka qenë vdekjeprurës për kafshën e madhe që rrezikon të zhduket në tokë, dhe arsyeja kryesore është briri. 

Gjuetarët e paligjshëm u përplasën me rinocerontin e bardhë 20-vjeçar në Afrikën e Jugut, pavarësisht se më herë është deklaruar mbrojtja e posaçme e kësaj specie. 

Sulmuesit vranë Bellan në parkun Kragga Kamma, në Kepin Lindor të Afrikës së Jugut, teksa po rriste të voglin e vet. 

Ruajtësit thonë se i riu, Tank, është parë këtë mëngjes duke u përpjekur të shoqërohet me një nënë dhe një të vogël tjetër, ndërsa vajtonte prindin e tij të vdekur. 

Rinoceronti ka mbetur i plagosur, por jo për shkak të gjuetarëve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd