Transmetuar më 01-07-2018, 11:26

Një ngjarje e pazakontë i ka kushtuar shtrenjtë një burri shqiptar në Itali.

Ka qenë gruaja e 39-vjeçarit ajo që denoncoi rastin në polici, dhe më pas shqiptari ka përfunduar në burg.

Ndaj tij, rëndon akuza e abuzimit ndaj anëtarëve të familjes, sulm seksual të rënduar, etj. Hetimet ndaj shqiptarit, nisën pas ankesave të partneres së tij 24-vjeçare.

Gruaja u ka thënë prokurorëve se ishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme për vite me radhë.

Përveç rrahjes dhe poshtërimit, ai e ka detyruar atë të kryej marrëdhënie intime përpara fëmijës së tyre 3-vjeçar, me të vetmin qëllim për t’i treguar atij se si kryhet akti seksual.

Ngacmimet seksuale kanë vazhduar të paktën nga viti 2014, ku 24-vjeçarja për katër vite ka përjetuar frikën e vazhdueshme duke qenë objekt poshtërimi si dhe abuzimi fizik. /k.k/noa.al/ /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd