Transmetuar më 28-06-2018, 20:07

Planeti Tokë ku jetojmë, do të përjetojë më 27 korrik 2018, pra pas më pak se një muaji, një errësirë e cila pritet të zgjasë për 103 minuta, duke u regjistruar si eklipsi total i Hënës më i gjatë i shekullit.

Ky eklips do të shihet gjerësisht në Europë, përfshirë Shqipërinë, raporton noa.al duke cituar Virtual Telescope Project.

Spektakël pritet të japë dhe Marsi sepse në të njëjtën natë planeti i Kuq do të jetë i dukshëm sikundër nuk kishte ndodhur që në vitin 2003.

Ndaj 27 korriku është një datë për t’u shënuar në kalendar dhe për të mos u harruar.

Qielli do të bëhet i kuq duke ofruar një eklips total të Hënës, tha astrofizikani Gianluca Masi, përgjegjës i “Virtual Telescope Project”.

Lajmi konfirmohet edhe nga NASA e cila sjell në vëmendje se që nga 2015 nuk ka pasur një eklips kaq të rëndësishëm.

Gianluca Masi pohon se më 27 korrik Hëna do të fshihet nga drita e Diellit brenda çadrës së Tokës duke u gjendur në distancën maksimale nga Toka duke u kthyer kështu në një minihënë ose më e vogla Hënë e vitit.

Faza totale e eklipsit do të jetë rreth 103 minuta, ose më e gjata e shekullit. “Do të jetë tërësisht e shikueshme me sy të lirë duke arritur në pamjen më të mirë në orën 22:23”, pohon Gianluca Masi.

Ndryshe nga Hëna që do të jetë në pikën e saj më të largët nga Toka, planeti Mars, i cili vështirë është të shihet edhe me teleskopë, do të jetë atë natë në distancën e tij më minimale nga Dielli. “Do të jenë kushtet ideale të shikimit të Planetit të Kuq, më e mira që nga viti 2003, - pohon Gianluca Masi. /a.b/noa.al/