Transmetuar më 28-06-2018, 14:22

Sa mundësi ka që pas humbjes së një objekti, të kthehesh pas shumë kohësh dhe ta gjesh në të njëjtin vend? Shumë pak, sidomos nëse bëhet fjalë për një objekt me vlerë, siç është një byzylyk apo unaza e martesës.

Megjithatë në Torino të Italisë, pranë Pinerolo, ka ndodhur e pabesueshmja me një dentist 55-vjeçar me emrin Enrico.

Ai u martua me Oriana-n në 3 shtator të vitit 1989, thuajse 29 vjet më parë, por pak muaj më vonë unaza e martesës u zhduk, krejt papritur duke i rënë nga gishti.

Nuk arrinte që ta gjente dhe as që kishte ide se ku mund të ishte. 29 vite më vonë një grua e rigjeti, thuajse në të njëjtin vend ku e humbi Enrico.

Luisa Bertalot, një këshilltare komunale, e publikoi fotografinë e unazës në Facebook, me shpresë se do të gjendej i zoti, pasi brenda saj ishte shkruar Oriana.

Përhapja e fotografisë bëri mrekulli, Enrico e gjeti, duke zbuluar se ishte pikërisht unaza e tij. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd