
Ky është një shembull mahnitës se si një nënë mund të bëjë gjithçka për të mbrojtur të vegjlit e saj.
Një dre sulmoi dhe ndoqi për qindra metra një ujk, që u përpoq të sulmonte të vegjëlit e saj në malet e Rusisë.
Fotograf Pavel Mudrov, kapi pamjet video të ndryshimit të habitshëm të rolit, ndërsa punonte në rezervatin e Kaukazit të Rusisë si pjesë e një ekspedite shkencore.
Mudrov thotë se nëna ka gjasa të jetë frymëzuar për të ndjekur grabitqarin, pasi ai sulmoi të vegjëlit e saj.
Video e mrekullueshme tregon ujkun që kalon nëpër kodra, ndërsa përpiqet me dëshpërim për të shpëtuar nga dreri i madh.
Në një moment, ujku duket i destinuar për vdekje, pasi dreri e sulmon me këmbë, por ai arrin t’i shpëtojë sulmit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





