Transmetuar më 24-06-2018, 16:21

Në portin e Durrësit u zbulua sot një automjet ku ishin fshehur plot 1.5 milionë euro.

Paratë ndodheshin brenda një mjeti tip “Toyota Yaris” pa targa që kishte ardhur nga Ancona.

Por ajo që bën përshtypje janë akuzat e para pak ditëve në parlament nga kreu i PD Lulzim Basha u cili akuzonte socialistët se një deputeti i’u kap makina e mbushur me euro.

Rastësi apo kreu i opozitës ka pasur informacion më herët, mjeti që u ndalua ishte “Toyota Yaris” siç tha ai dhe kishte plot 1.5 milionë euro, aq sa deklaroi edhe Basha.

“Qesh ti qesh, zgërdhiu! Ai që po zgërdhihet më shumë ka qenë para tri ditëve në Shqipëri. Ai zgërdhitësi ka marrë “Toyta Yaris”-in. Por t’u zbulua Toyota, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda. Sepse zgërdhitësi thoshte s’kemi probleme, s’kemi drogë, reformat po ecin, krimi po luftohet, ekonomia po ecën, ku në fakt e vërteta është ajo që di çdo shqiptar e nuk ka nevojë ta thotë opozita.”, akuzonte Basha në Parlament teksa i drejtohej kreut të grupit të PS Taulant Balla.

Policia ka kontrolluar mjetin pas informacioneve nga INTERPOL. Pyetja që ngrihet është nëse Basha i referohej mjetit në fjalë kur akuzonte apo gjithçka është rastësi?/a.m./noa.al/