Transmetuar më 24-06-2018, 12:00

U mbajt sot në Tiranë një ceremoni në sheshin “Skënderbej” me rastin e çmimit të fituar pak ditë më parë në Barcelonë të Spanjës për projektin e sheshit më të madh pedonal.

Në të morën pjesë kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Veliaj u shpreh se në vitet në vijim ndoshta do të festojmë edhe çmime që mund të fitohen për stadiumin "Arena Kombëtare" apo edhe për Teatrin Kombëtar.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama e konsideron lajm të rremë ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri.

"Ishte një frazë e përsëritur shumë gjatë nga kundërshtarët e kësaj ndërmarrjeje transformuese, sipas të cilëve projekti ishte një projekt kriminal i bazuar tek ethet e një fitimi marramendës për shkak se sheshi nuk do të ishte asgjë tjetër vetëm se një zonë aktivitetesh ekonomike të atyre që do të përfitonin nga pushteti për të ndërtuar në shesh në pazar.

Ka qenë një nga mijëra lajmet e rreme që e bën Shqipërinë djep të fake news-t përpara se fake news të shfaqej si epidemi botërore. Ka qenë një lajm i rremë siç është sot lajmi i rremë për një kamp refugjatësh, që do mbledhë refugjatë nga e gjithë bota këtu në Shqipëri, apo të tjera lajme të rreme që përhapen dita ditës.

Është një betejë shumë e vështirë me lajmet e rreme, por koha i vë në vend të gjitha dhe vuri në vend drejtësinë e vizionit, idesë, e gjithë projektit të sheshit Skënderbej", tha Rama./m.sh/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd