Transmetuar më 23-06-2018, 11:24

Askush nuk i kishte shpjeguar rrugën e shtëpisë apo se çfarë të bënte në rast se dikush që ishte me të ndihej keq.

Por pavarësisht kësaj Savannah, një vajzë amerikane vetëm 3 vjeçe, bëri saktësisht atë që duhej, duke arritur që ti shpëtojë jetën nënës së saj.

Jessa Lavely po bënte shëtitje me vajzën e saj, kur vetëm disa pallate larg shtëpisë së tyre, në Warren, në Michigan, humbi ndjenjat duke përfunduar përtokë.

E frikësuar kur pa nënën përtokë, vogëlushja arriti që të kthehej pas në shtëpi, lajmëroi gjyshërit dhe i çoi tek nëna që ndodhej pa ndjenja.

“Mami ra dhe nuk po ngrihet më”, i tha vogëlushja gjyshes së saj, shkruan noa.al.

Kështu dy bashkëshortët e moshuar, vrapuan drejt vajzës, duke i ardhur në ndihmë, ndërsa shprehen të mbresuar nga veprimi i vogëlushes.

Kur Jessa rihapi sytë mesditën e kësaj të hëne, u gjet e rrethuar nga policia dhe mjekët dhe as që e mendonte, se ishte e bija ajo që i shpëtoi jetën. /a.y/noa.al