Transmetuar më 23-06-2018, 09:36

Nata që lamë pas shkaktoi momente paniku në Tiranë, për shkak të goditjeve të fuqishme të rrufeve, të cilat zgjatën për afro një orë.

Por si pasojë e shkarkesave atmosferike, në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune është dëmtuar nënstacioni Tec Kombinat.

Në fotografi mund të shikoni se si është shembur një pjesë e godinës dhe djegia e pajisjeve 35kV bashkë me transformatorin.

Punonjësit e OSHEE, sektori i avarive “tensioni i lartë” kanë kryer manovrimet e para duke mundësuar furnizimin me energji elektrike nga linja të dyta unazore.

Megjithatë, aktualisht një pjesë e zonës së Kombinat në Tiranë, është pa energji elektrike.

Aktualisht puna është në vijim për normalizimin e situatës. /a.y/noa.al