Transmetuar më 23-06-2018, 09:07

Një çift bashkëshortësh në Cërrik kanë përfunduar në prangat e policisë, të akuzuar për dhunë ndaj kunatës së tyre.

Bardhul Kodra, 49 vjeç, dhe Lavdije Kodra, 44 vjeçe, banues në fshatin Dushk, Belsh, u arrestuan pasditen e djeshme.

Ata akuzohen se në banesë, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tyre, E.Kodra, 32 vjeçe banuese në fshatin Dushk, Belsh.

E dëmtuara është nusja e vëllait të Bardhulit dhe sherri mes tyre ka nisur pas një debati me fjalë.

Për shkak se gruaja ka nisur ti shajë, dy bashkëshortët i janë kthyer duke e qëlluar.

Por e dëmtuara bëri denoncim në polici, duke çuar në arrestimin e çiftit Kodra, nën akuzën e “Dhunës në familje”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese