Transmetuar më 23-06-2018, 08:47

Dy grabitje kanë ndodhur gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës në zonën e Shëngjinit.

Mësohet se persona të paidentifikuar kanë hyrë në një pikë këmbimi valutor dhe në një loto sport.

Mendohet se ata kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash, ndërkohë që në vendin e ngjarjes po kryhen veprimet e rastit.

Bëhet e ditur se grabitjet kanë ndodhur me anë të thyerjes, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të bëhet fjalë për të njëjtin grup hajdutësh.

Aktualisht nga ana e policisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. /a.y/noa.al

Foto ilustruese