Transmetuar më 23-06-2018, 08:21

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke dhënë një lajm të mirë për banorët e Gjirokastrës.

Më konkretisht për zonën e Peshkëpisë së Sipërme.

Ai njofton nisjen e punës për restaurimin e Kishës së Shën Mërisë.

“Me punën e nisur për restaurimin e Kishës së Shën Mërisë në Peshkëpinë e Sipërme, e cila pas dekadash lënie në harresë, do t’i nënshtrohet ndërhyrjeve restauruese, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

Ai publikon një video, ku thuhet se kntierët e Kulturës kanë prekur kishën e Shën Mërisë, në Peshkëpi të Sipërme.

Më poshtë mund të shihni pamje nga kisha, e cila po i nënshtrohet punimeve. /a.y/noa.al