Transmetuar më 22-06-2018, 21:12

Një ndër pikat kryesore se ku ndahen PD dhe PS, ka të bëjë me modelin e taksave që aplokojnë kur janë të tërësi.

Pretendimeve të Kryeministrit Rama se 97 përqind e shqiptarëve paguajnë sot më pak taksa, Lulzim Basha i është përgjigjur duke publikuar një video në facebook.

“Kush dëgjon Edi Ramën të flasë për taksa më të ulëta, e di se ai gënjen paturpësisht|, shkruan kryetari i PD-së.

Për Bashën 97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa.

Ai përmend taksën e re të ndërtesës, duke nënvizuar se “bizneset po paguajnë 2-4 herë më shtrenjtë”.

Lidhur me këtë situatë, Basha shkruan se ka një zgjidhje konkrete.

“E vetmja zgjidhje për shpëtimin e çdokujt që refuzon të grabitet nga qeveria dhe bashkia është bashkimi me PD dhe alternativën tonë për taksat më të ulëta në rajon”, mbyllet postimi i Bashës. /k.k/noa.al/