Transmetuar më 22-06-2018, 17:05

Fobia nga merimangat, ‘aracnofobia’, është një prej fenomeneve më të zakonshme tek qeniet njerëzore. Shumë persona, mjaftojnë që të shikojnë një merimangë të vogël në shtëpi, për t’u frikësuar dhe të mos dinë ku të futen.

Ata që janë më kurajozë, mundohen në të gjitha mënyrat që të vrasin merimangat që gjejnë në shtëpi, por kjo mund të jetë edhe një sjellje që duhet shmangur.

Por kjo gjë nuk vlen kur në shtëpinë tuaj hasni me merimanga të mëdha dhe helmuese. Ose më mirë, të gjitha merimangat janë helmuese, por ato më të zakonshme që gjenden në shtëpi, kanë një dozë helmi shumë të ulët dhe nuk e kërcënojnë shëndetin e njeriut.

Siç raporton “IFLScience”, vrasja e merimangave, nuk sjell asnjë të mirë, ndërsa të lënit të jetojnë, është shumë më e dobishme.

Merimangat që përgjithësisht i gjejmë në shtëpi, nuk janë agresive dhe as të rrezikshme. Ato qëndrojnë në rrjetën e tyre dhe kapin insektet, kryesisht mushkonja.

Merimangat e zakonshme dhe të holla, të njohura si folcidi, kanë shumë frikë nga njerëzit. Kështu që thuhet se vrasja e tyre nuk sjell asnjë dobi, përveçse heq ndihmën e tyre, për të zhdukur insekte të bezdisshme për shtëpitë tona, shkruan noa.al.

Kështu që sugjerohet që për ti larguar nga shtëpia juaj nxirrini jashtë. Po ashtu këshillohet që të mos vriten, për shkak se shërbejnë për ruajtjen e ekuilibrit zoologjik në shtëpinë tuaj. /a.y/noa.al