Transmetuar më 22-06-2018, 15:39

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, thotë se janë krimi dhe korrupsioni që pengojnë hapjen e negociatave.

Ai shton se e ka marrë vesh dhe më i humburi në Shqipëri se Hollanda, Franca dhe Gjermania tanimë kanë folur dhe qartë: Rama nuk i ka plotësuar kushtet.

“I vetmi që bën sikur nuk ka kuptuar duke luajtur rolin e gomarit të fabulës që thotë : “Jam në ëndërr” është ai vetë, Ali Baba i bandës Tahiri, Habilaj, Xhafaj, Gjiknuri, Dako…”, shprehet Paloka.

Ai shton, se zakonisht atyre si Rama shpullat iu bëjnë mirë se ju bashkojnë fijet, por siç duket nënvizon ai, këto i erdhën me breshëri dhe e rënduan më shumë.

“Kushdo e ka të qartë sot se që të fitojmë Evropën duhen larguar këta. Asnjë dilemë nuk mund të ketë më”, thotë në mbyllje të qëndrimit Edi Paloka. /a.y/noa.al

Negociatat, Rama: Lufta e Esadistëve dhe 600 mijë fantazma për të përmbysur qeverinë