Transmetuar më 22-06-2018, 10:52

Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlautin, thotë se çështja e të drejtës së pronës është e drejtë themelore e të drejtave të njeriut dhe si e tillë për Bashkimin Europian nuk negociohet.

Sipas saj, kjo është arsyeja që në vlerësimet e BE për Shqipërinë, kjo është reflektuar shumë mirë.

Deklarata e ambasadores u bë në tryezën e mbajtur paraditen për të drejtën e pronës.

Ajo tha se, termi ish-pronarë, nuk ekziston.

“Ju jeni ish-pronarë pasi ju të shisni apo të merrni kompensim për pronën tuaj. Deri në momentin kur asnjëra prej tyre nuk ndodh ju jeni pronarë”, deklaroi Vlahutin.

Ambasadorja deklaroi se, ka njerëz që kanë legalizuar plazhe ranore, detin si tokë bujqësore dhe kjo është absurde.

Po ashtu tha se, korrupsioni dhe vonesat në gjykata kanë shkaktuar konflikte në shoqëri.

Në këtë linjë shtoi se Shqipëria duhet ti kushtojë rëndësi me prioritet kthimin, kompensimin dhe regjistrimin e pronës. /a.y/noa.al