Transmetuar më 21-06-2018, 12:08

Pak ditë pasi kaloi procesin e vettingut, kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja ka folur për herë të parë për mediat.

Sipas tij filtrat e Vettingut ishin njësoj si të kaloje "varrin për së gjalli".

Ai u shpreh se rikonfirmimin e tij në detyrë e ka pritur në shtëpi me familjarët, ndërsa pas vlerësimit pozitiv, ka udhëtuar në drejtim të zyrës. 

"S’mendova kurrë të jap dorëheqjen. Të kalosh Vettingun është sikur të kalosh "varrin për së gjalli". Refoma është e rëndësishme. Që nga muaji mars Gjykata Kushtetuese nuk funksionon dhe politika duhet të gjejë zgjidhje për këtë. Nëse të gjithë s’e meritojnë le të largohen, por sipas ligjit e kushtetuese.

Për rastin tim: do merret perfaqesuesi ligjore. Kolegji apelimi do caktoj standartin e kryerjes se Vettingut. S’e kam mdnduar kurre qe sdo kaloja. Gjithçka mund të ndodhte. Vettingun e kam ndjekur ne shpi me familjarët, ishte diçka me emocion. Pasi e ndoqa ne shtepi erdha në zyrë. Shqiptarët marrin drejtesi të vonuar dhe kjo është problem, sjell kosto", tha Dedja.

Sipas tij vettingu është një ndër ligjet më të ashpra.

"S’di të them nëse fajin e kanë ndërkombëtarët, politika apo dikush tjetër, por kjo situatë ku jemi, do zgjidhje. Ndërkombëtarët janë ndihmues por vendimarrës janë shqiptarët dhe politika mori vendime. S’dua të komentoj rastin tim, pasi do të ndikonte në vendimmarrjet e komisionit të Vettingut por avokati im nqs e vlerëson që ka shkelje do ndjekë hapat ligjor. Në këtë situatë ku mungojnë 6 gjyqtarë në Kushtetuese, asnjë s’duhet të zëvendësohet pa kaluar Vettingun", përfundoi Dedja.