Transmetuar më 21-06-2018, 09:38

Vajza e madhe e Presidentit Ilir Meta, Bora, tashmë është bërë një zonjushë e vërtetë.

Teksa ajo është 19 vjeçe dhe në mungesë të së ëmës si zonjë e parë, e cila ka vendosur të merret me drejtimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Bora ka marrë rolin e nënës së saj.

Gjatë vizitës së të atit në Hungari, ajo e ka shoqëruar, duke e përfaqësuar denjësisht.

Me një fustan të kaltër, të ngjitur pas trupi ajo dukej mjaft këndshëm, ndërsa flokët i kishte krehur me onde të çrregullta.

Binte në sy tualeti minimal i Borës, e cila kishte zgjedhur të ruante një pamje natyrale.

Bora nuk është ndalur vetëm në rolin e shoqërueses, pasi ajo shihet duke biseduar me Kryeministrin hungarez, Viktor Orban. /a.y/noa.al