Tragjedi në një familje në Maqedoni! Digjet shtëpia me tre fëmijët brenda
Transmetuar më 21-06-2018, 09:03

Një ngjarje tragjike është shënuar në një familje në Maqedoni, pasditen e kësaj të mërkure.

Një banesë është përfshirë nga zjarri në rrethana të paqarta, duke bërë që tre fëmijët që ndodheshin brenda, të digjen të gjallë.

Mësohet se viktimat janë një fëmijë i moshës 4-vjeçare, një tjetër 2 vjeç dhe më i vogli vetëm 1 vjeç.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në zonën e Velesit, ndërkohë që prindërit nuk ndodheshin në banesë në momentin e ngjarjes.

Tre fëmijët u gjetën të përqafuar, duke dëshmuar përmasë tragjike të kësaj ngjarjeje shumë të dhimbshme.

Prokuroria lokale njoftoi sot se prindërit i kishin mbyllur brenda banesës të vegjlit dhe kishin shkuar për pazar.

Bëhet me dije se familja ku ndodhi tragjedia ishte në kushte shumë të vështira ekonomike, pa drita dhe pa ujë.

Nuk dihen ende rrethanat e rënies së zjarrit, ndërkohë që nga ana e autoriteteve vijojnë hetimet. /a.y/noa.al 

Loading...
Loading...