Transmetuar më 20-06-2018, 14:00

Ajo është në kulmin e suksesit të saj, në majat e klasifikimeve ndërkombëtare sa i takon karrierës së saj.

Por këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, në një intervistë që ka dhënë së fundmi për BBC, ka folur edhe për prejardhjen e saj.

Ajo thotë se suksesi që ka sot, është vetëm në sajë të këmbënguljes, ku zbulon se ka trokitur në disa dyer, që herë i janë hapur e herë mbyllur.

“Kam trokitur deri sa duart mu gjakosën. Por duket se ka diçka në ujin e shqiptarëve. Ne jemi shumë të fortë. Jemi si kuaj dhe mund të durojmë gjithçka”, është shprehur Bebe.

Kujtojmë se babai i këngëtares 28-vjeçare është shqiptar nga Dibra e Maqedonisë.

Ai shkoi në New York, SHBA së bashku me bashkëshorten, shqiptare nga Gostivari.

Bebe Rexha, këngëtarja dhe kompozitorja shqiptare u bë e njohur për faktin se shkroi superhitin “The Monster” të Eminem dhe Rihanna. /a.y/noa.al