Transmetuar më 20-06-2018, 12:51

Pasi nga vendet e BE-së po konfirmohen lajmet se në Shqipëri mund të ndërtohet një kamp për pritjen e ish- luftëtarëve të ISIS, vjen edhe një reagim i fortë nga ish- kryeministri Sali Berisha.

Ai shkruan se sot është dita që shqiptarët të përmbysin Edi Ramën, njeriun që sipas tij po shet detin dhe tokën, po fut në Shqipëir ish- luftëtarët e ISIS.

"O sot o kurrë duhet të përmbysim Edvin Kristaq Ramën, Jorgo Zografin e dytë!

Ky antishqiptar, kriminel pa atdhe për karrigen e tij është gati të bëjë gjithçka:

Të shesë detin! Të shesë tokën!

Të pranojë qindra mijëra ish- terroristë të ISIS në Shqipëri! Të përzejë nga Shqipëria rininë, të ardhmen e saj!

O sot o kurrë duhet të ngrihemi dhe të shporrim këtë kalbësirë, Jorgo Zograf të dytë nga sundimi shitja e Shqipërisë, interesave jetike, vetiake dhe kombëtare të shqiptarëve!", shkruan Berisha./m.sh/noa.al/