Transmetuar më 20-06-2018, 08:24

Ditëve të fundit ka kulmuar pa masë debati lidhur me ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

Ndërsa shumica e aktorëve janë kundër prishjes së teatrit, Erion Isai, është ndër të paktët që përkrah projektin dhe këmbëngul për një teatër të ri.

Madje ai thotë se insiston për teatër të ri, si mënyrë për t’iu përgjigjur interesave të komunitetit.

Ndërsa pak kohë më parë Erion Isai u emërua drejtor i Teatrit të Kukullave, duket se qëndrimi i tij nuk pranohet nga kolegët.

Madje aktori Julian Deda, e thumbon keqaz duke thënë “Mirësevini në pushtetin e Çuçkave”. Ai thotë se ai që dikur oborreve i shante ata të partisë, mesa duket nuk i paska sharë se paskan dashur të prishin teatrin, por sepse nuk e kishin mbajtur fjalën për t’i dhënë post.

Reagimi i Jul Dedës për Erion Isain

“Mirësevini në pushtetin e Çuçkave.

Para se të bëhej drejtor.

Bëri gjithë fushatën në një vend skajor të Shqipërisë. I përulur para partisë mëmë dhe të dërguarës për deputete zone. E bëri me lekët e veta, ose pa marrë asnjë lek. I vetmi shpërblim që priste, ishte ta bënin diku drejtor në ndonjë qoshe. Mirëpo ata të partisë nuk po kujtoheshin për të, më saktë e harruan fare. Në këtë moment, ky harabel i lumtur socialist u nervozua dhe në shenjë proteste ndaj të vetëve u rreshtua në krah të aktorëve për të mos prishur teatrin.

Madje oborreve i shante këta të partisë, por mesa duket nuk i paska sharë se paskan dashur të prishin teatrin, por sepse nuk e kishin mbajtur fjalën për t’i dhënë post.

Tani që u bë drejtor del e thotë, “le të prishet Teatri”. Madje i quan karagjozë ata që flasin dhe mendojnë lirshëm dhe drejtë. I quan karagjozë kolegët e tij.

Sa po qesh. Po çfarë kolegësh i ke ti ata mor çun? Që t’i kesh kolegë duhet të jesh si fillim aktor, pastaj hajde se flasim për kolegë. Nejse, me ç’po shoh karrigia e drejtorit duhet të ketë ndonjë gjë si të ngritur aty te ulësja, se s’ka mundësi të ndryshojë njeriu kështu. Hajt, se je i vogël, kur të rritesh do zësh mend, do i shohësh filmat dhe më në fund do i kuptosh”! /a.y/noa.al