Transmetuar më 19-06-2018, 14:59

Tiranë, NOA.al- Moti për ditën e mërkurë pritet të jetë sërish me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri në orët e pasdites, ku vranësirat shtohen kryesisht në Jug dhe zonat Qendrore.

Një situatë e tillë, sipas MeteoAlb do të shoqërohet me shura të dendur.

Pasditja dhe orët e mbrëmjes përmirësojnë motin në territor, përjashtuar shira të izoluar në zonat Jugore.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por rritje të lehtë sjell mesdita në Veriperëndim të vendit ku pritet maksimumi deri 33°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior, duke bërë që në det të krijohet dallgëzim deri 2 ballë.

Europa

Kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë pjesën më të madhe të kontinentit

Europian. Ndërsa Europa Veriore dhe zona e Alpeve, do të ketë vranësira

më të shpeshta si edhe shira të përkohshëm. /k.k/noa.al/