Transmetuar më 18-06-2018, 00:14

Një aksident tragjik u shënua mbrëmjen e sotme me pasojë një  të vdekur dhe dy të plagosur.

Rrreth orës 22:15 të së dielës, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në afërsi të hotel "Adma", Euxhenio Prendi, 26 vjeç, banues në Lushnje, duke drejtuar mjetin tip "Volkswaken" ka aksidentuar një shtetase të seksit femër e cila ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit pas përplasjes me këmbësoren ka devijuar dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe e fejuara e tij e cila ishte pasagjere në mjet, shtetasja D.K, 22 vjeçe.

Të plagosurit ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.