Transmetuar më 17-06-2018, 22:03

Nuk ka shkuar më shumë se një barazim ndeshja e dytë e grupit "E" në Kampionatin Botëror, mes Brazilit dhe Zvicrës.

Goli i mrekullueshëm i Kutinjos nuk vlejti që brazilianët të dilnin me pikë të plota nga ky takim.

Ndërkohë, Zvicra e shqiptarëve tregoi karakter të fortë duke u përgjigjur në çdo përballje me skuadrën që shihet si favorite për të fituar botërorin.

Grupi kryesohet nga Serbia me pikë të plota, më pas vijnë Brazili me Zvicrën, dhe e mbyll Kosta Rika me zero pikë.

Në ditën e katërt ky kampionat po bëhet më interesant nga sa pritej. /k.k/noa.al/