Transmetuar më 17-06-2018, 20:44

Një nënë shqiptare, që jeton në Pavia të Italisë, ka shitur fëmijën e saj për 70 mijë euro.

Për ta konkretizuar këtë çmenduri, ajo ishte martuar me një avokat italian, homoseksual, shkruajnë mediat lokale.

Por problemi i gjithë skemës mashtruese ka qenë fakti se në qytetin e Pavias avokati njihej si person me të tilla prirje dhe dyshimet kanë qenë të mëdha.

Policia ka marrë në dorë çështjen dhe ka kryer një test ADN-je nga i cili ka dalë dhe e vërteta, se fëmija që mbante në bark shqiptar ishte në fakt e të dashurit të saj, po shqiptar.

Një tjetër lëvizje e dyshimtë ka qenë ajo e llogarive bankare. 70 mijë eurot janë derdhur në llogarinë e shqiptares nga llogaria e avokatit, çka e ka bërë rastin në fjalë akoma më shumë të thjeshtë për t’u zbuluar.

Ajo kishte mbetur shtatzënë me të dashurin e saj dhe kishte vendosur që fëmijën ta shiste për 70 mijë euro një çifti homoseksualësh.

Pas këtyre provave, dhe pranimit të krimit, shqiptarja është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg. /k.k/noa.al/