Transmetuar më 17-06-2018, 17:16

I ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, tek “E diela shqiptare”, ditën e sotme ishte Sabjani, një djalë 15-vjeçar nga Dushku i Lushnjës.

Sabjani ka rënë pre e bullizmit, shokët e shkollës e tallin për shkak të natyrës së tij të ndrojtur, që nuk kthen të keqen me të keqen e nuk përdor fjalë të pahijshme për të qenë në “modë”.

Sabjani tregoi se mësuesit e kanë vënë re sjelljen e shokëve ndaj tij, por janë treguar indiferentë.

15-vjeçari ka provuar të bëjë shoqëri me një vajzë, por ajo të gjitha sekretet e tij ja ka treguar shkollës.

Të gjithë këtë energji negative, Sabjani ja ka shkarkuar të ëmës në shtëpi duke u rebeluar e ngritur zërin.