Transmetuar më 17-06-2018, 14:22

Një dëshirë e papërmbajtshme ajo e Karin Jones, një mjeke amerikane, nënë e një fëmije 9 vjeç.

Gruaja vendosi të tregojë publikisht, çrregullimet e saj, pasi hyri në menopauzë.

Karin, e cila jeton në Londër, flet hapur për varësinë e saj ndaj seksit, për shkak të çrregullimeve hormonale në moshën 50-vjeçare, si pasojë e menopauzës.

Pata një dëshirë seksuale të shfrenuar në moshën 49-vjeçare dhe nisa të kërkoja online.

“Gjetja e burrave të martuar gati për të bërë seks me ta, ishte bërë për mua si të shkoja në dyqan. Ndjeja nevojën për të bërë seks disa herë në ditë. Ndodhi pak para menopauzës”, tha gruaja për ‘Mirror’.

Një shtim i dëshirës seksuale njësoj si pasojat e tjera të menopauzës, si vapa, djersitja etj.

Por gruaja donte që të ndante eksperiencën e saj, në mënyrë që femrat e tjera që ndodhen në të njëjtën gjendje me të, të mos ndihen vetëm.

“Mund të jetë një bekim ose nder, nëse ke dikë në dispozicion tre herë në ditë për të bërë seks. Në të kundërt duhet të vësh në punë fantazinë”, tregon ajo.

Kur Karin nisi të kishte këto probleme, ishte në proces divorci me të shoqin dhe nuk dëshironte një lidhje të qëndrueshme, shkruan noa.al.

“Iu drejtova një sajti për takime me persona të martuar dhe isha e qartë, doja shoqëri për disa orë dhe më pas shkëputje totale”, tregon gruaja, e cila thotë se tani ndihet më mirë. /a.y/noa.al