Transmetuar më 17-06-2018, 12:16

Gruaja që shikoni në fotografi është 35-vjeçarja Violeta Donaj, e cila mëngjesin e sotëm, vrau me armë zjarri bashkëshortin e saj 42-vjeçar, Kujtim Donaj.

Ngjarja ndodhi pas një debati me fjalë mes çiftit, ku në një moment gruaja rrëmbeu pistoletën dhe i mori jetën babait të dy fëmijëve të saj.

Krimi ndodhi rreth orës 07.10 të mëngjesit të së dielës, në tregun e Milotit, aty ku çifti kishte një dyqan me rroba të përdorura.

Çifti me banim në Rrëshen kishin shkuar ashtu si zakonisht në tregun e gjësë së gjallë në Milot, ku shiten edhe rroba, por nuk dihet se çfarë nxehu gjakrat mes dy bashkëshortëve, çka bëri që ngjarja të përfundojë në krim.

Menjëherë pas ngjarjes, Violeta Donaj, ka tentuar të largohet nga vendi i krimit, por është kapur nga policia.

Aktualisht 35-vjeçarja po merret në pyetje dhe krahas saj edhe dëshmitarët që panë skenën e krimit. /a.y/noa.al