Transmetuar më 17-06-2018, 10:30

Dy vite më parë doli hapur dhe deklaroi se kishte luftuar kundër orientimit të tij seksual, gjatë 16 viteve të martesës.

Por 55-vjeçari Lord Ivar Mountbatten, kushëriri i mbretëreshës Elizabeth të Anglisë, po përgatit dasmën e tij të dytë.

Për afro një muaji ai do të martohet me partnerin e tij James Coyle, 56 vjeç.

Ish-gruaja e tij, Penelope Thompson, do të jetë ajo që do e shoqërojë në altar.

Bëhet fjalë për martesën e parë brenda së njëjtës gjini, në familjen mbretërore angleze.

Ceremonia martesore private do të mbahet në kishën Lord Mountbatten, në Devon.

“Ideja për ta shoqëruar unë në altar, ishte e e tre vajzave tona”, tha Penelope për mediat angleze.

Çifti kanë bashkë tre vajza, Ella 22 vjeçe, Alix 20 dhe Luli 15.

Në vitin 2016, Lord Ivar deklaroi hapur dashurinë e tij për James Coyle, të cilin e njohu në pistën e skive në fshatin alpin të Verbier. /a.y/noa.al