Transmetuar më 16-06-2018, 23:28

I ardhur nga bota e biznesit, ai ishte një nga deputetët më të pasur të Shqipërisë.

Fjala është për Eduart Ndocajn, ish-deputet i legjislaturës së kaluar.

Vetëm pak muaj më parë ai ka qënë një nga personazhet e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”.

Dhe në puntatën e sotme ishte përfshirë në ‘OFF Records’.

Gjatë regjistrimit të emisionit, drejtuesit Ermal Mamaqi i ka tërhequr vëmendjen ora që ish-deputeti mbante në dorë dhe e ka pyetur nëse është flori.

Ndërkohë Ndocaj pranoi menjëherë se ora është e gjitha flori.

Ermal Mamaqi: Çështë kjo orë? Hajde orë hajde… Është flori?

Eduart Ndocaj: Po.

Ermal Mamaqi: Ta presin dorën me këtë orë. Po kalove nga trau ta hanë bukën nga dora…