Transmetuar më 16-06-2018, 21:37

Gjatë ditës së sotme një pushues nga Kosova është mbytur në plazhin e Velipojës.

Mësohet se viktima është Qamil Bajrami 71-vjeç nga Prishtina.

 Ai kishte ardhur me familjen për fundjavë në Velipojë, por pasi ka hyrë për t’u larë në det, nuk ka dalë më i gjallë.

Dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Pak ditë nga nisja e sezonit turistik ky është rasti i tretë i personave të mbytur në det, pak ditë më parë dy të rinj janë mbytur në Durrës, një në Currila dhe tjetri në Gjirin e Lalzit.

Ditën e sotme shumë pushues nga Kosova u dyndën drejt plazheve shqiptare pasi mbyllën muajin e Ramazanit.

Ndërsa numri i të mbyturve nga Kosova në Shqipëri çdo vit ka qenë i lartë.

Shot këtu edhe mungesën e rojeve bregdetare në plazhet tona./m.sh/noa.al/