Transmetuar më 16-06-2018, 20:57

Danimarka siguroi 3 pikët në ndeshjen e parë në këtë botëror, por fitoren ndaj Perusë ia bëri më të lehtë Cueva-n, futbollistin i cili gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në fundin e pjesës së parë kur rezultati ishte 0-0.

Pas ndeshjes ai nuk i mbajti dot lotët, duke marrë edhe përkrahjen e shokëve të skuadrës, por ajo që ka rëndësi është rezultati dhe ky shkoi në favor të danezëve.

Pas një ore lojë, Eriksen i dhuroi një pasim mjeshtëror Yussuf Poulsenit, i cili shënoi me lehtësi golin që i dha tri pikët danezëve.

Danimarka tani ka 3 pikë aq sa edhe Franca në Grupin C, ndërkohë që Peru dhe Australia mbesin pa pikë.

Heroi i Danimarkës në këtë ndeshje ishte Kasper Schmeichel i cili mbajti të paprekur portën deri në fërshëllimën e fudnit të arbitrit./m.sh/noa.al/