Transmetuar më 16-06-2018, 13:56

Franca ka arritur të marrë një fitore me mundim përballë Australisë, në takimin e vlefshëm për fazën e grupeve të Botërorit “Rusi 2018”.

Francezët arritën të fitojnë me shumë mundim, me rezultatin 2-1 përballë Australisë.

Pjesa e parë e këtij takimi, përfundoi me rrjeta të paprekura.

Pjesa e dytë ka nisur me vrull, dhe kanë qenë francezët që kanë kaluar në avantazh të parët me anë të Griezman, i cili ka ekzekutuar saktë një 11-metërsh, në minutën 58’.

Kanë qenë australianët ata që kanë shënuar golin e barazimit, po me 11-metërsh me anë të Jedinak në minutën 62’.

Goli i fitores për francezët është shënuar nga Pogba, në minutën e 82’, duke i dhënë Francës 3 pikë me vlerë.

Takimi ishte i vlefshëm për Grupin C. /a.k/noa.al/