Transmetuar më 16-06-2018, 13:42

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Eleni Foureira e cila përfaqësoi Qipron në Eurovision pritet të performojë në Tiranë.

Këngëtarja e cila pati sukses në festivalin e fundit në Eurosong, ka njoftuar datat ku do të mbajë koncerte.

Këtë gjë këngëtarja me origjinë shqiptare, e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Instagram.

Në turneun i cili do të përfshijë disa prej qyteteve më të mëdha europiane, futet në listë edhe kryeqyteti shqiptar.

Foureira përmes postimit ka bërë të ditur se do performojë në Shqipëri me 25 korrik për të vazhduar drejt Spanjës.

Eleni Foureira zuri vendin e dytë në Eurosong, me përfaqësimin e Qipros.