Transmetuar më 16-06-2018, 12:50

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lurë ku ka zhvilluar një takim me banorë të zonës në kuadër të turit të “llogaridhënies”.

Ai ka mbajtur një fjalim para banorëve të cilëve u premtoi rrugë të re.

Rama theksoi se për këtë qark një tjetër investim i madh është edhe “Rruga e Arbrit”.

Por teksa foli për projektet konkrete, ai më pas u ka dhënë fjalën qytetarëve të cilët kanë folur për shqetësimet e tyre.

“Tani thoni gjithçka keni për të thënë, çfarë doni, këtu më keni, prandaj kam ardhur”, iu drejtua Rama banorëve të zonës.

Njëri prej tyre i kujtoi se në Lurë vetëm ai dhe kryeministri i kohës së diktaturës Mehmet Shehu kanë qenë.

Kaq u desh dhe Rama ia ktheu me batutë qytetarit.

“Ah, ishalla do shkojë ndryshe puna ime,” tha Rama./a.m./noa.al/