Transmetuar më 16-06-2018, 12:02

Një banesë është dëmtuar nga grabitësit në qytetin e Korçës gjatë natës duke u gdhirë e shtuna.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 16 të qytetit ndërkohë në momentet e krimit nuk ka pasur persona brenda banesës.

Raportohet se autorët kanë hyrë nga tarraca e pallatit dhe kanë çarë tavanin e banesës duke depërtuar brenda saj.

Pronari i banesës dhe bashkëshortja janë emigrantë në Greqi ndërkohë dy djemtë e tyre studiojnë në Strugë.

Ishin djemtë që sinjalizuan policinë për dëmtimin e banesës.

Nuk dihet se çfarë sendesh janë marrë nga banesa.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të grabitjes./a.m./noa.al/