Transmetuar më 16-06-2018, 09:51

Policia spanjolle ka finalizuar një super-operacion në kuadër të të cilit u godit një bandë e fuqishme grabitësish e drejtuar nga shqiptarë.

Grupi akuzohet për të paktën 43 grabitje banesash në provincat e Salamancës, Leonit, Valladolidit dhe Pontevedrës në Spanjë.

Po ashtu, banda dyshohet edhe për dhjetëra grabitje të tjera në Itali dhe Shqipëri.

Në pranga kanë rënë dy krerët e bandës, shtetasit shqiptarë të identifikuar me inicialet S.K., 35-vjeç dhe A.M., 29-vjeç.

Banda njihej me emrin “Babe Bands” dhe objektiv i tyre ishin kryesisht banesat.

Raportohet se operacioni ndaj bandës ka nisur prej muajit Prill ndërkohë vetëm të enjten e shkuar janë prangosur dy shqiptarët.

Ata u arrestuan teksa po grabisnin banesën e një çifti të ri. Në grabitje këta persona shkonin të armatosur dhe shpesh tregoheshin të dhunshëm./a.m./noa.al/