Transmetuar më 16-06-2018, 09:35

Shqipëria është kthyer tashmë në një vend tranzit për kalimin e jashtëligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

Në kushtet kur fluksi sa vjen e rritet, shtetas shqiptarë kanë përfituar duke i ndihmuar klandestinët përmes shumave të ndryshme të parave.

Dy persona janë arrestuar sot nga Policia e Fierit pasi kanë ndihmuar katër shtetas pakistanezë të hyjnë në territorin shqiptar përmes Kakavijës.

Më pas, destinacioni i emigrantëve ishte Italia dhe për shërbimin dy shqiptarët nga Gjirokastra kanë marrë nga 1200 euro nga secili prej tyre.

Në kuadër të operacionit “Premtimi”, policia e Fierit prangosi shtetasit Shahe Koko, 23 vjeç dhe Hamdi Seferi, 18 vjeç, të dy banues në Gjirokastër.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit"./a.m./noa.al/