Transmetuar më 16-06-2018, 08:06

Policia italiane ka shkatërruar një organizatë të trafikut të drogës.

43 kilogramë lëndë narkotike u sekuestrua ndërkohë 11 persona kanë rënë në pranga gjatë operacionit të koduar “Party’s over”.

Nuk jepen ende detaje për llojin e drogës së sekuestruar apo nëse ka shqiptarë mes të arrestuarve.

Raportohet se banda trafikonte lëndën narkotike nga Spanja dhe e shpërndante në lokale të ndryshme.

Operacioni u zhvillua në zonën e Brescias ndërkohë pritet që policia të dalë në një konferencë për mediat ku do të japë detajet për aksionin./a.m./noa.al/