Transmetuar më 15-06-2018, 23:55

Enca Haxhia është një nga emrat më të komentuar në shoubizin shqiptar.

Ajo është një nga këngëtaret më aktive në rrjete sociale, ku zbulon shpesh gjëra të reja rreth vetes.

Në postimin e fundit, përmes një fotografie në InstaStory, ajo ka uruar nënën e saj me rastin e ditëlindjes.

“Urime ditëlindjen nëna më e mrekullueshme në botë”, shkruan ajo mbi fotografinë ku shihet bashkë me nënën e saj.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Enca Haxhia është “Dua”, këngë kjo që u prit shumë mirë nga fansat e saj.