Transmetuar më 15-06-2018, 18:23

Pasditen e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në Maqellarë të Dibrës.

Pasi një mjet doli rruga ka humbur jetën një 79-vjeçare, ndërsa drejtuesi i mjetit është plagosur. Burimet e para bëjnë me dije se shkaku i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë.

Sipas policisë aksidenti ndodhi rreth orës 17:18, në vendin e quajtur " Ura e Pesjakës", Maqellarë, ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar ka dalë nga rruga mjeti me targë AA 138 RP , me drejtues shtetasin A.K, 50 vjeç, banues në Maqellarë.

Drejtuesi i mjetit është plagosur rëndë dhe po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërsa nëna e tij shtetasja A.K, rreth 79 vjeçe, fatkeqësisht ka humbur jetën rrugës për në spital.

"Paraprakisht dyshohet se shkaku i aksidentit të jetë lagështira në rrugë, si pasojë e reshjeve të shiut të rëna gjatë orëve të fundit.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti", ben me dije policia./m.sh/no.al/