Transmetuar më 15-06-2018, 17:22

Autoritetet policore në Itali kanë arrestuar dy shtetas nga Shqipëria, të cilët u kapën duke shpërndarë kokainë.

Kanë qenë disa banorë që sinjalizuan policinë për rastin në fjalë, dhe më pas u organizua operacioni i cili çoi në pranga dy shqiptarët, 21 dhe 26 vjeç.

Ndërkohë, një i tretë po hetohet në gjendje të lirë.

Të tre ishin rezidentë në Perugia dhe prej disa kohësh ishin në vëzhgim nga policia. Lëvizjet e çuditshme të tyre në zonën e rrugës “Cortonese” ishin vënë re nga banorët që kanë sinjalizuar forcat e rendit.

Mbrëmjen e djeshme filloi edhe operacioni i karabinierëve, të cilët hynë në apartamentin ku banonin shqiptarët.

Gjatë kontrollit janë gjetur 46 doza me rreth 56 gram kokainë si dhe 1040 euro cash të fshehura poshtë divanit. /k.k/noa.al/