Transmetuar më 15-06-2018, 14:39

Në ditën e dytë të kampionatit botëror, vjen edhe një prej sfidave më të bukura për të gjithë dashamirësit e futbollit.

Derbi iberik do të zhvillohet sonte në orën 20:00, ku Spanja dhe Portugalia do të kërkojnë fitoren e parë.

Ndeshja premton spektakël, pasi në fushë janë një prej favoritëve për të fituar kompeticioni, dhe tjetra kampione e Europës.

Kristiano Ronaldo do të mundohet të çajë mbrojtësin Sergio Ramos, me të cilin sapo u shpallën kampionë në Champions League, me ekipin e Realit.

Gjithsesi, të dy sonte do të luajnë për ngjyrat e fanelës së tyre.

Spanjollët nisen të favorizuar, por kjo nuk do të ndikojë aspak të portugezët, të cilët edhe pse të paragjykuar në kampionatin europian, arritën që të ngrinin kupën. /k.k/noa.al/