Transmetuar më 15-06-2018, 14:00

Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ende pa zbardhur e premtja.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një mobilierie në rrugën Tiranë- Ndroq.

Rreth orës 02.00 të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur ura e “Beshirit”, dy persona të cilët mendohet se kanë qenë të armatosur, kanë hyrë brenda një mobilierie, pasi kanë izoluar dhe lidhur rojën.

Ata kanë marrë kasafortën me para, në të cilën ndodheshin rreth 30 mijë euro, duke u larguar më tej.

Aktualisht po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ngjarja u zbulua vetëm në mëngjes kur u gjet roja i lidhur, i cili po merret në pyetje nga policia për të zbuluar më shumë. /a.y/noa.al

Foto ilustruese